Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët...

20
Der Oberbürgermeister Informacione për prindërit e nxënëseve dhe nxënësve që shkojnë në shkollën fillore Informacione për prindërit e nxënëseve dhe nxënësve që shkojnë në shkollën fillore

Transcript of Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët...

Page 1: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Der Oberbürgermeister

Informacione për prindërit e nxënëseve dhe nxënësve që shkojnë në shkollën fi llore

Informacione për prindërit e nxënëseve dhe nxënësve që shkojnë në shkollën fi llore

Page 2: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

und des Zentrums für Mehrsprachigkeit und Integration (ZMI)

Mit freundlicher Unterstützung der Sparkasse KölnBonn

Page 3: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Informacione për prindërit e nxënëseve dhe nxënësve që shkojnë në shkollën fillore

Të dashur prindër,Të dashur kujdestarë ligjorë,

Kjo broshurë ju informon për sistemin shkollor dhe për kohën që fëmija juaj do të kalojë në shkollën fillore.

Ndoshta disa nga pyetjet Tuaja gjejnë përgjigje në këtë broshurë. Ndoshta ju lindin pyetje të reja. Ju lutemi informohuni më tej tek mësuesit e fëmijës suaj.

Page 4: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Detyrimi shkollorLigji parasheh që të gjithë fëmijët që kanë mbushur mosh-ën 6 vjeç duhet të shkojnë në shkollë, minimalisht 10 vjet. Në moshën 6 vjeç fëmija shkon në shkollën fi llore, më pas arsimohet në një shkollë të nivelit tjetër.

Shkolla fi llore zgjat në përgjithësi 4 vjet, por sipas rezul-tateve të fëmijës mund të shkurtohet edhe në 3 vjet apo të zgjatet në 5 vjet.

Pas shkollës fi llore fëmija duhet të shkojë në një shkollë të nivelit tjetër për arsimim të përgjithshëm, sipas kategorive, së paku minimalisht deri në 6 vjet. Deri në 18 vjeç duhet të ketë përfunduar një shkollë profesionale apo gjimnazin. Shkolla fi llore dhe gjimnazi bëjnë së bashku 12 ose 13 vjet vite arsimim.

Regjistrimi në shkollë Shkolla fi llon gjithmonë në verë. Deri në 15 nëntor të vitit para futjes në shkollë, duhet të regjistrohen të gjithë fëmijët në një shkollë fi llore. Prindërit e fëmijëve me moshë shkollo-re marrin nga Zyra administrative për shkollat informacione me shkrim për procesin e regjistrimit.

Gjatë regjistrimit kontrollohet se sa e njeh fëmija Juaj gjer-manishten. Ata fëmijë që nuk fl asin mirë gjermanisht duhet që një gjysëm viti para fi llimit të shkollës të marrin pjesë në një kurs të gjermanishtes. Fëmijët që marrin mësim gjerma-nishteje në kopësht nuk kanë nevojë të shkojnë në kurset shtesë të gjermanishtes.

Fëmijët me aftësi tepër të kufi zuara shëndetësore mund ta shtyjnë futjen në shkollë me një vit. Për këtë vendos drejto-ria e shkollës pas vizitës mjekësore.

Detyrimi shkollorRegjistrimi në shkollë

Page 5: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Çfarë duhet të dini para regjistrimit në shkollën fi llore:

| Shkollat publikeNë shkollat publike fëmijët e besimeve të ndryshme fetare edukohen dhe marrin mësim së bashku. Vetëm mësimi i fesë zhvillohet i ndarë.

| Shkollat me besim fetarNë shkollat me besim fetar të deklaruar fëmijët edukohen dhe marrin mësim mbi bazën e një besimi fetar, për shem-bull katolik apo protestant.

| Shkollat private të njohura nga shteti dhe shkollat plotësueseShkollat private të njohura nga shteti nuk administrohen nga shteti, por fi nancohen në një masë të madhe nga bu-rime shtetërore. Shkollat plotësuese fi nancohen nga burime private, si psh. nga kuotat që duhet të paguajnë prindërit dhe nga donacione. Në Gjermani ka kryesisht shkolla publike, që do të thotë shkolla shtetërore ose shkolla të mbështetura fi nanciarisht nga shteti.

| Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite zhvillohet mësim, ndërsa pasdite ofrohet ndihmë në bërjen e detyrave të shtëpisë, apo oferta mësimi dhe përkrahjeje për nxënësit me vështirësi, si psh. mësim gjuhe.

| Mësimdhënia dhe mësimi dygjuhëshAktualisht në Köln ka një shkollë fi llore me një degëzim gjermanisht-frëngjisht, një shkollë tjetër fi llore me mësim dygjuhësh gjermanisht-turqisht, dhe tre shkolla fi llore me mësimin dygjuhësh gjermanisht-italisht.

Regjistrimi në shkollë

Page 6: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

| Alfabetizim i koordinuar në gjuhën turke (KOALA)Në 11 shkolla fi llore aktualisht fëmijët turq mësojnë kra-has alfabetit gjerman edhe atë turk. Krahas kësaj të gjithë nxënësit e klasës për disa orë në javë kanë mësim të për-bashkët me një mësues turk dhe një gjerman.

| “Çanta“ në shkollën fi llore„Çanta“ është një program për kualifi kimin e prindërve dhe përmirësimin e njohurive të gjuhës amtare për fëmijët. Aktualisht ky program po zhvillohet në 10 shkolla fi llore, dhe pritet që të zgjerohet në të ardhmen.

| Përkrahja e veçantë pedagogjikeNxënëset dhe nxënësit, të cilët kanë aftësië të kufi zua-ra fi zike apo mësimore gëzojnë mbështetje të veçantë pedagogike në procesin mësimor. Kjo përkrahje e posaçme pedagogjike mund të jepet në formën “ e mësimit të përbashkët” me fëmijët e tjerë, ose në “shkolla të trajtimit të veçantë“. Shkolla të tilla ekzistojnë për shtatë pika të veçanta pedagogjike: zhvillim emocional dhe social, zhvil-limi mendor, dëgjim dhe komunikim, zhvillim trupor dhe psikomotorik, mësim, shikim, gjuhë. Me kërkesë të prindër-ve apo të shkollaës, enti mbikqyrës shkollor (Schulaufsicht) vendos për atë se si, ku dhe në çfarë volumi do të ofrohet trajtimi i veçantë pedagogjik. Në këtë rast paraqitet edhe një rekomandim pedagogjik i veçantë dhe një mjekësor. Prindërit marrin pjesë në të gjithë procesin.

Regjistrimi në shkollë

Page 7: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Faza e shkollimitMësuesja kujdestare/Mësuesi kujdestar

Faza e shkollimitDy vitet e para të shkollës, klasa e 1-rë dhe e 2-të përbëjnë të ashtuquajturën faza e shkollimit. Kjo fazë zgjat deri në kalimin e fëmijës në klasën e 3-të. Fëmija mund ta kapërcejë fazën e shkollimit për një vit, dy vjet apo tre vjet, varësisht nga aftësitë dhe stadi i zhvillimit.

Mësuesja kujdestare/Mësuesi kujdestarMësuesja apo mësuesi kujdestar janë personat më të rëndësishëm ndërlidhës për nxënëset dhe nxënësit në shkollë. Ata zhvillojnë një pjesë të madhe të mësimit në klasë dhe janë prezentë përditë aty. Për pyetje apo pro-bleme të ndryshme, mësuesja apo mësuesi janë personat e parë që kontaktohen.

Page 8: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Lëndët mësimorePlani mësimor përmban mësimin e lëndëve gjermanisht, lënda „të njohim e kuptojmë botën“ (Sachunterricht), ma-tematikë, orë të veçanta, vizatim, muzikë, anglisht, mësim feje dhe sport.

Çfarë duhet të dini më tej për lëndët mësimore:

| Mësimi i gjuhës së prejardhjes (më parë mësimi i gjuhës amtare MSU) Ka mjaft rëndësi që fëmija ta mësojë gjuhën që fl itet në ven-din nga vjen familja. Në rast se keni nevojë për orë mësimi të veçanta të gjuhës amtare, bisedoni për këtë me drejtorinë e shkollës. Ajo ju gjen shkollën më të përshtatshme të afërt ku jepet ky lloj mësimi. Mësim në gjuhën e prejardhjes jepet aktualisht për 13 gjuhë. Një notë e mirë aty mund të baraz-peshojë më vonë një notë të dobët në mësimin e gjuhës së huaj. Pjesëmarrja në mësimin e gjuhës së prejardhjes është vullnetare.

| Mësim feje Në shkolla jepet mësim i fesë katolike dhe protestante si lëndë e rregullt në programin mësimor. Në rast se dëshironi mësimin e fesë islame për fëmijën tuaj, ju informojmë se ky është i inkuadruar brenda mësimit të gjuhës amtare. Krahas kësaj në disa shkolla është futur mësimi i fesë islame në gjuhën gjermane si lëndë e veçantë mësimore. Që nga gushti i vitit 2008 në Köln për shkollat fi llore (duke fi lluar nga klasa e 1-rë) ekziston një ofertë mësimi për fenë alevite si projekt pilot për gjashtë vjet. Në një shkollë të Kölnit në kuadër të mësimit të gjuhës së prejardhjes, ofrohet edhe mësimi i fesë ortodokse-greke.

Lëndët mësimore

Page 9: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

| Pikëpjekje me gjuhëtNë programin „Pikëpjekje me gjuhët“ nuk bëhet fjalë për një lëndë të veçantë, por për përdorimin e gjuhëve në lëndë të ndryshme mësimore. Gjuhët që do të futen më pas në forma të lehta në programin mësimor, shkollat i zgjedhin vetë nga gjuhët e ndryshme të botës.

| Lënda e gjermanishtesNë lëndën e gjermanishtes fëmijët mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë, fi llimisht me shkronja shtypi. Kjo është një formë e të shkruarit, të cilën fëmijët e gjejnë kudo në ambi-entin e përditshëm dhe që ju lehtëson shkrimin e leximin. Më vonë nxënëset dhe nxënësit zhvillojnë vetë nga shkrimi me shkronja shtypi shkrimin e vet. Krahas leximit dhe shkri-mit në këtë lëndë ushtrohet edhe aftësia e fëmijëve në të folur. Ata mësojnë për shembull të fl asin në një grup më të madh, gjithashtu mësojnë të dëgjojnë edhe njëri-tjetrin.

| Lënda e anglishtesAnglishtja është një lëndë e detyrueshme mësimore që nga gjysma e dytë e klasës së parë. Fëmijët që marrin mësim shtesë të gjuhës amtare dhe të gjermanishtes, në tërësi nuk kanë vështirësi të mësojnë krahas këtyre edhe anglishten.

| Mësimi përkrahës Mësimi përkrahës i futur në orarin mësimor synon të mbështesë çdo fëmijë individualisht. Në këtë mënyrë ju paraprihet vonesave në zhvillimin e fëmijës dhe vështirësive në mësim. Në të njëjtën kohë shkollat fi llore tregojnë kujdes që ofertat për mësimin shtesë t’ju ofrohen edhe nxënëseve dhe nxënësve me aftësi të shkëlqyera në mësime.

Lëndët mësimore

Page 10: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Detyrat e shtëpisëDetyrat e shtëpisë fëmijët duhet që t’i kryejnë mundësisht pa ndihmën e prindërve. Ata mësojnë kështu të punojnë dhe ushtrohen në mënyrë të pavarur dhe të përgatiten për mësimin e së nesërmes.

Ekskursionet me klasënEkskursionet apo marshimet disaditore shërbejnë që edhe jashtë mësimit të përjetohet ndjenja e kolektivit me qëllime dhe interesa të përbashkëta. Në qendër të ekskursioneve të klasës është ushtrimi i anës sociale. Përveç kësaj pjesë e ekskursioneve mund të jetë edhe të mësuarit e një lënde të caktuar përmes projekteve të ndryshme.

Librat shkollorë, mjetet mësimoreNjë pjesë të shpenzimeve për librat shkollorë dhe mjetet mësimore duhet ta përballojnë prindërit. Nga ky kontribut prindërit lirohen, në rast se marrin asistencë sociale, në bazë të ligjit social Hartz IV, ligjit për azilkërkuesit apo marrin ndihma ekonomike për fëmijët. Në këtë rast ju lutemi të paraqisni vërtetimin aktual përkatës në shkollë.

Punimet e klasësNë shkollën fi llore fëmijët përgatiten hap pas hapi për vlerë-simin e mëvonshëm të rezultateve të tyre mësimore. Kjo fi llon në klasën e 1-rë dhe të 2-të me ushtrime të shkurtra me shkrim, të cilat në klasën e dytë fi llojnë dhe vlerëso-hen me notë. Në klasën e 3-të dhe 4-t vlerësohen me notë vetëm punimet me shkrim në lëndët e gjermanishtes dhe të matematikës.

Detyrat e shtëpisë · Ekskursionet me klasën Librat shkollorë, mjetet mësimore · Punimet e klasës

Page 11: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

DëftesatKa dy lloj dëftesash, ato me nota dhe dëftesa që formulo-hen me karakteristika përshkruese. Dëftesat përshkruese vlerësojnë me fjalë zhvillimin e fëmijës në procesin mësi-mor, aftësitë, disiplinën mësimore dhe sjelljen në shoqëri. Në fazën e shkollimit në fi llore nxënëset dhe nxënësit marrin në fund të vitit dëftesa përshkruese, pa nota.

Dëftesa e kalimit në klasën e 3-të dhe dëftesat e klasës së 3-të përmbajnë një përshkrim të zhvillimit gjatë procesit mësimor, të aftësive, disiplinës mësimore dhe sjelljën në shoqëri të fëmijës, nota për lëndët si edhe një notë për disiplinën mësimore dhe sjelljen në shoqëri.

Dëftesat e klasës së 4-t nuk janë më përshkruese, por përm-bajnë nota. Notat për disiplinën mësimore dhe sjelljen në shoqëri mund të jenë edhe përshkruese.

ProvimetNë fi llim të klasës së 3-t nxënësit japin provim në lëndën e gjermanishtes dhe të matematikës. Mësueset dhe mësuesit i bëjnë vetë vlerësimet për këto provime. Përmes kësaj ata kuptojnë nivelin aktual të nxënësve në lëndën e gjermanis-htes dhe të matematikës, dhe si e kanë kuptuar nxënësit mësimin. Këto provime nuk vlerësohen me notë dhe nuk merren në konsideratë për rekomandimin e përkohshëm për shkollën që do të ndjekë fëmija pas asaj fi llore. Ato janë vetëm një bazë për marrjen e masave përkrahëse individu-ale në mësim për fëmijët.

DëftesatProvimet

Page 12: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Rekomandimi për shkollën e ardhshme pas asaj fi llore Në Gjermani ka disa kategori shkollash pas asj fi llore. Shkolla të arsimit bazë (Hauptschulen), shkolla të arsimit të mesëm (Realschulen) gjimnaze dhe shkolla të përgjithshme (Ge-samtschulen).

Mësueset dhe mësuesit e shkollës fi llore në dëftesën e gjysmës së parë të vitit shkollor në klasën e 4-t rekoman-dojnë njërën nga kategoritë e shkollave të përmendura për fëmijën tuaj. Po qe se prindërit nuk janë dakord me reko-mandimin, atëherë pas një konsultimi me shkollën e dëshi-ruar, ata mund ta çojnë fëmijën në Zyrën e administratës shkollore (Schulamt) tre ditë rresht për një mësim provë (Prognoseunterricht). Mësimi që jepet nga një mësues/e e shkollës fi llore si edhe nga një mësues/e e shkollës së katëgorisë tjetër, zhvillohet nën drejtimin e një nëpunësi/eje mbikqyrës/e për shkollat nga Zyra e administratës shkollore.

Në rast se nëpunësi/eje mbikqyrës/e për shkollat dhe mësuesit që morën pjesë në mësimin provë (Prognose-unterricht) janë njëzëri të mendimit se kategoria e shkollës së dëshiruar nuk është e përshtatshme për fëmijën, atëherë fëmija Juaj duhet të regjistrohet në shkollën e rekomanduar.

Rekomandimi për shkollën e ardhshme pas asaj fi llore

Page 13: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Rregullorja e shkollësAty ku takohen përditë me njëri tjetrin fëmijët dhe të rriturit është i rëndësishëm respektimi i disa rregullave, të cilat bëjnë që jeta shkollore të zhvillohet e qetë, dhe e kënaqsh-me për të gjithë. Për këtë arsye shumë shkolla kanë rregu-lloren e tyre, e cila është e miratuar nga të gjitha palët, trupi mësimmor, fëmijët, dhe prindërit. Se çfarë duhet të dini patjetër për këtë rregullore ndiqni në vijim:

| Të drejta dhe detyrimeNxënëset dhe nxënësit kanë të drejtë marrin mësim, të informohen për rezultatet e tyre, të këshillohen, të shprehin të lirë mendimin e tyre, të kenë letërnjoftimin shkollor, dhe të dëgjohen me vëmendje në çështjet problematike. Tek de-tyrimet e nxënëseve dhe nxënësve bëjnë pjesë, pjesëmarrja e rregullt dhe korrekte në mësim dhe respektimi i rregullo-res së shkollës.

| MungesatNë rast se fëmija Juaj nuk mund të shkojë në shkollë për arsye shëndetësore, Ju duhet të informoni menjëherë shkollën. Sapo fëmija të rifi llojë të shkojë në shkollë, duhet të jepni me shkrim arsyen e mungesës. Në raste paqartësie shkolla kërkon raportin e mjekut. Në rast se fëmija mungon më shumë se tre ditë duhet patjetër të paraqisni raport mjekësor. Po ashtu mospjesëmarrja në mënyrë të rregullt në lëndën e sportit kërkon parimisht paraqitjen e raportit mjekësor.

| Leja Në raste të veçanta të arsyetuara, fëmija juaj mund të marrë leje deri në dy ditë në semestër nga shkolla. Nuk është e mundur marrja e lejes menjëherë para ose pas pushimeve.

Rregullorja e shkollës

Page 14: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Mbrëmje dhe takime me prindërMësuesja ose mësuesi kujdestar i klasës fton së paku një herë në vit prindërit në një mbrëmje të përbashkët me prindër. Përmes pjesëmarrjes, prindërit njohin nga afër më-suesen ose mësuesin e fëmijës dhe mund të shtrojnë pyetje për mësimdhënien, apo gjendjen e klasës.Së paku një herë në gjysëm viti, çdo lloj shkolle fton prindërit në takim me prindër. Këtu krijohet mundësia e bisedave kokë më kokë në një atmosferë mirëbesimi me mësueset dhe mësuesit e fëmijës suaj.

Ndikimi i prindërveSi prindër apo kujdestarë ligjorë ju mund të ndikoni në marrjen e vendimeve për çëshje shkollore, po qe se angaz-hoheni në instancat e mëposhtme:

| Konferenca e klasësAnëtarë të konferencës së klasës janë mësueset dhe mësuesit që japin mësim në atë klasë. Përfaqësuesit e prindërve (kryetari/kryetarja i/e kujdestarisë së klasës dhe një zëvendës) marrin pjesë rregullisht në takimet me votë këshilluese.

| Kujdestaria e klasësAnëtarë të kujdestarisë janë prindërit e nxënëseve dhe nxënësve të klasës. Ata konsultohen mbi të gjitha çështjet në nivel të klasës, zgjedhin një kryetar apo kryetare dhë zëvendësin, që përfaqëson interesat e klasës në kuadër të konferencës së klasës apo të kujdestarisë së shkollës. Përveç kësaj ata dërgojnë përfaqësuese apo përfaqësues në konferenca që kanë të bëjnë me probleme shkollore. Të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve vizitojnë të njëjtën klasë, takohen si rregull në një seancë konsultimi të kujdestarisë së klasës dy herë në vit, për të trajtuar të gjitha çështjet e

Mbrëmje dhe takime me prindërNdikimi i prindërve

Page 15: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

klasës. Në takimin e parë të kujdestarisë të vitit shkollor ata zgjedhin edhe dy përfaqësuesit, që përfaqësojnë problemet e klasës brenda shkollës, dhe marrin pjesë me votë këshil-luese në konferencat e klasës.

| Konferenca e shkollësNë konferencën e shkollës, instanca më e lartë bashkën-dikuese e shkollës janë të përfaqsuar prindër dhe mësues në mënyrë të barabartë. Konferenca e shkollës vendos për mjaft çështje të shkollës, si për shembull nëse dy vitet e para të shkollës mund të organizohen me klasa të përziera. Një vendim i tillë vlen së paku për katër vjet.

| Kujdestaria e shkollësKëtu janë të përfaqësuar kryetarët e kujdestarive të klasa-ve. Kujdestaria e shkollës zgjedh përfaqësinë e prindërve për konferencën e shkollës dhe konsultohet për çështjet e shqetësimet e prindërve në rang shkolle.

| Klubet shkolloreNë mjaft shkolla prindërit e nxënësve kanë mundësi të organizojnë klubet përkrahëse. Anëtarët e klubeve pagua-jnë kuota anëtarësie dhe mund të marrin edhe donacione. Me këto fonde të mbledhura mund të mbështetet puna e shkollës në raste të veçanta, si festat e shkollës, ekskursio-net etj.

Ndikimi i prindërve

Page 16: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Nxënësit e rinj në shkollëNë rast se fëmija juaj ka ardhur nga një shtet tjetër i ri në shkollë, ju lutem telefononi në numron 0221 22129292 për të caktuar një orar konsultimi personal në Zyrën rajonale për përkrahjen e fëmijëve nga familjet e emigrantëve (RAA).

Adresa:Rheingasse 1150676 Köln

Pas bisedës në RAA, zyra për shkollat i gjen fëmijës suaj një vend në klasat ndërkombëtare të integrimit. Në një klasë të tillë fëmija juaj mbështetet intensivisht për mësimin e gjuhës gjermane dhë lëndëve të tjera dhe në fund të këtij procesi futet në mësimin normal shkollor.

Nxënësit e rinj në shkollë

Page 17: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

KonsultaGjatë gjithë vitit shkollor ju informojnë dhe këshillojnë mësueset dhe mësuesit e fëmijës pas caktimit të një orari takimi në shkollë.

Krahas kësaj edhe Zyra rajonale për përkrahjen e fëmijëve e të rinjve nga familjet emigrante (RAA) ofron këshillim dhe informacion për të gjitha pyetjet dhe problemet lidhur me shkuarjen në shkollë dhe ecurinë shkollore.

Oraret e Këshillimit të RAA- Qendrës Rajonale për Përkrahjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga familjet emigrante

Të martën: Ora 14:00 - 17:00Të enjten: Ora 09:00 - 12:00

Rheingasse 1150676 Köln

Haltestelle: HeumarktStadtbahn: 1, 7, 9 und Busse: 106, 132, 133

Tel. 02 21/221 - 29292 Fax 02 21/221 - 29166 [email protected]

Zyra rajonale për përkrahjen e fëmijëve e të rinjve nga familjet emigrante, RAA ju ofron ndihmë personale në çështjet e arsimit shkollor. RAA ju këshillon për shembull në rast të vendimit për marrjen me vonesë të dëftesave shkollore, apo kërkimin për kursin e përshtatshëm të gjermanishtes.

Konsulta

Page 18: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Kategoritë e shkollave dhe dëftesat përkatëse të arsimit në Gjermani pas fi llores

*Me dëftesën e pjekurisë profesionale (Fachoberschulreife) është i mundur kalimi nga shkolla e arsimit bazë

(Hauptschule), Shkolla e përbashkët (Gemeinschaftsschule), Shkolla e arsimit të mesëm (Realschule) dhe shkolla e përgjithshme (Gesamtschule) në nivelin e lartë të gjimnazit

(që do të thotë edhe marrjen e maturës pas nëntë vitesh shkollë), por duhet theksuar se kjo është e mundur vetëm mbi bazën e rezultateve shumë të mira.

Dëftesë pjekurie e shkollës

profesionale*

Dëftesë e arsimit bazë Pas klasës 10

Dëftesë e arsimit bazë

pas klasës së 9-të

Shkolla e arsimit të mesëm

Dëftesa e pjekurisë e shkollës

profesionale* Pas klasës së 10 B

Dëftesa e arsimit bazë

(Hauptschule) Pas Klasës 10 A

Dëftesë e arsimit bazë

pas klasës së 9-të

Shkolla e përbashkët

Dëftesa e pjekurisë e shkollës

profesionale* Pas klasës së 10 B

Dëftesa e arsimit bazë

(Hauptschule) Pas Klasës 10 A

Dëftesë e arsimit bazë

pas klasës së 9-të

Shkolla e arsimit bazë

Shkolla fi llore

Dëf

tesa

t e

mu

nd

shm

eK

ateg

ori

të e

sh

kolla

ve

Page 19: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Kategoritë e shkollave dhe dëftesat përkatëse të arsimit në Gjermani pas fi llores

Dëftesë pjekurie (Matura)

pas klasës 12

Pjesa shkollore e shkollës së lartë

profesionale

Dëftesë pjekurie e shkollës

profesionale

Dëftesë e arsimit bazë

pas klasës së 10

Dëftesë e arsimit bazë

pas klasës së 9-të

Gjimnazi

Dëftesë pjekurie (Matura)

pas klasës 13

Dëftesë pjekurie e shkollës

profesionale*

Dëftesë e arsimit bazë Pas klasës 10

Dëftesë e arsimit bazë

pas klasës së 9-të

Shkollë e përgjitshme

Dëftesë pjekurie e shkollës

profesionale*

Dëftesë e arsimit bazë Pas klasës 10

Dëftesë e arsimit bazë

pas klasës së 9-të

Shkollë sekundare

Dëftesë pjekurie e shkollës

profesionale*

Dëftesë e arsimit bazë Pas klasës 10

Dëftesë e arsimit bazë

pas klasës së 9-të

Shkolla e arsimit të mesëm

Shkolla fi llore

Dëf

tesa

t e

mu

nd

shm

eK

ateg

ori

të e

sh

kolla

ve

Page 20: Grundschule 2012 ALBA · | Shkollat me orar të zgjatur Në shkollat me orar të zgjatur fëmijët shkojnë në shkollë në përgjithësi nga ora 8 deri në orën 16:00. Paradite

Alb

anis

ch

Impressum:

Der Oberbürgermeister

Amt für Weiterbildung

Regionale Arbeitsstelle zur Förderung von Kindern und Jugendlichen aus Zuwandererfamilien

Rheingasse 1150676 Köln

Telefon: 0221 22129292 Telefax: 0221 22129166E-Mail: [email protected]: www.stadt-koeln.de

Gestaltung/Realisation:

Zebra Werbeagentur, Köln